AKTUALITET

“Jam bërë 7 herë operacion”, Shkëlqim Bozhiqi apel të gjithë shqiptarëve: Kam frikë, nuk dua ti lë vajzat të vogla!

22:00 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëlqim Bozhiqi ishte protagonisti i emisionit të sotëm bamirës në FaxNews “Mendo për mua”. Shkëlqimi dhe familja e tij janë në kushte të vështira ekonomike ndërsa ai ka nevojë urgjente për transplant ndaj ai u ka bërë thirrje për ndihmë.




Shkëlqimi tha se i duhen lekët për të kryer operacionin për transplantin e veshkave ndërsa dhuruese është nëna e tij.

Shtëpia e tij është në kushte jo të mira por e rëndësishme për Shkëlqimin është jeta pranë vajzave të tij.

“Situata është shumë keq, që fëmijë kam vuajtur nga veshkat, jam bërë shtatë herë operacion dhe tani bëj dializë 3 herë në javë. Trupi im nuk mban më katater. Dializa është shumë e keqe, shkoj në Elbasan që kryej dializën. Nuk jam i aftë për punë. Shtëpia ka 60 vjet që është ndërtuar, ka filluar po lëviz nuk është në kushte të mira. Problemi më i madh imi është transplanti pasi veshkat nuk më punojnë, nëse trupi dëmtohet më shumë nuk e pranon më transplantin. Kam gjetur dhuruesen që është nëna ime”– u shpreh Shkëlqimi.

Selimja, gruaja e tij u shpreh se po kalojnë periudha të vështira dhe gjatë gjithë kohës ja kanë dalë me sakrifica.

“Jemi në një periudhë që mbahemi vetem me ndihmën që merr burri. I japim kurajo njëri tjetrit por nuk po dalim dot nga kjo situatë. Të gjitha ditët janë të vështira, thjesht nuk e shfaqim, mundohemi ta kalojmë por çdo situatë është e vështirë. Dita kur jemi bashkuar kanë qënë ditët më të bukura, pastaj filloi dializa.

Kemi kërkuar ndihmë po nuk na kanë dhënë një dritë jeshile por shpresojmë tani Zoti të na ndihmojë”, ka thënë bashkëshortja.

Shkëlqimi i bën apel të gjithë shqiptarëve:

”I kërkoj shqiptarëve në gjith botën të vënë dorën në zemër pasi ndihma juaj është e rëndësishme për mua, për vajzat e mia të vogla. Në emër të Zotit ju kërkoj të më ndihmoni, mendoni për mua!

Me këtë sëmundje thonë që nuk shkon më shumë se 10 vite jetë me dializë dhe kjo është frika ime më e madhe, për vajzat e mia të vogla.

Operacioni mund të kryhet vetëm në Turqi, është një operacion i veçantë që kryhet në një spital në Turqi”.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni familjen e Shkelqimit na kontaktoni në:

Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob:068 41 91 888

Email: [email protected]

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.