AKTUALITET

“Kjo është historia e thikës pas shpine për UÇK-në”/ Edi Rama: Aleanca e rublave synonte ndryshimin me dhunë të pushtetit

18:36 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pranishëm në qytetin e Ersekës, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se Partia Demokratike është nënshtruar ndaj financimeve ruse.




Rama theksoi se ishte Partia Demokratike që bashkëpunoi me delegacionin rus për të miratuar rezolutën kundër vetë Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Ramës

Alenaca e rublave synon të arrijë aty ku u synua edhe më parë me këtë financim, për të realizuar ndruyshimin e pushtetit jo me votë por me dhunë dhe presion. Me detyrim për ndryshimin e rregullave jo në tavolinë.

Këtu lidhet edhe historia e thikës së ngulur ndaj UÇK-së. Si shpjegohet që delegacioni shqiptar dhe ai rus bashkohen për një rezolutë dhe e miraton atë, ku akuzohet vetë Shqipëria.

Kur e gjithë bota e di shumë mirë se nga vjen e keqja, këta çdo orë dhe minutë, u thonë shqiptarëve se e keqja nuk vjen nga Kremilini por nga Edvini.

Ashtu siç orë e minutë gënjejnë, shpifin për disa portale të cilat i bashkon interesi i parasë, intersi i fitimeve të pamerituara.

Ata mbushin veshët mbushin sytë, shtëpitë e njerëzve që hapin TV me të tilla shpifje. A thua se dikush i ka vënë aty për të propaganduar orë e çast që duhet ikur nga Shqipëria, që ajo është vetëm llum, vetëm pisllëk, etj etj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.