AKTUALITET

Rroga mesatare 3500 euro/ Edhe pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve, AKSHI kërkon rritje pagash me 350%!

07:33 - 02.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave të mundësojë katërfishimin e pagave për punonjësit. Në një shkresë të posaçme më datën 30 gusht të këtij viti, Drejtoresha e AKSHI-t kërkoi që fondi i pagave për vitin 2023 duhet të jetë në vlerën e 943 milionë lekëve nga 206,9 milionë lekë që është aktualisht.  Nëse kërkesa miratohet paga mesatare për punonjësit te AKSHI-t do të jetë 3500 euro.




Titullari i institucionit, sipas kërkesës, e cila mësohet se është miratuar në parim nga qeveria, do të ketë pagë 517 mijë lekë ose 4300 euro, nga rreth 2010 euro aktualisht, ndërsa specialisti i thjeshtë do të ketë pagë rreth 3000  euro. Pak ditë më parë Kryeministri Rama ka lajmëruar rritjen e pagave për AKSHI-n, me synim për të rritur përngjashmërinë dhe integritetin e punonjësve në këtë institucion, që vitet e fundit ka rënë pre e sulmeve sistematike kibernetike.

Ekspertët e IT që kanë përvojë me sistemet qeveritare pohuan se pagat e kërkuara nga AKSH janë në nivele më të larta se sa tregu shqiptar aktualisht ofron për këtë profesion. Por sipas tij, nëse qeveria synon të rrisë integritetin e AKSHI-it duhet gjithashtu të ndalojë nënkontraktimin e kompanive private për mirëmbajtjen e sistemeve të AKSHI-it.

“Më këtë nivel pagash, AKSHI ka mundësi të punësojë IT më të mirë në treg dhe nuk ka nevojë të nënkontraktojë kompani private, të cilat deri më tani kanë konsumuar fondet publike” tha eksperti.

Vitet e fundit një seri të dhënash rrodhën nga sistemet qeveritare, të cilat nisën me patronazhimin e strukturave të Partisë Socialiste ku të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptare u përdoren për zgjedhjet e vitit 2021. Më pas dolën të dhënat për pagat e punonjësve dhe targat e makinave, teksa sistemet online ishin në sulm të vazhdueshëm kibernetik për një vit rresht nga hakerët. Kulmi u shënua me vjedhjen e të dhënave dhe bllokimin e të gjitha shërbimeve këtë verë./monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.