BOTA

Atentati ndaj ish-kryeministrit pakistanez, dalin pamjet! I rrethuar nga njerëz të armatosur dhe me plagë në këmbë duke çaluar (VIDEO)

14:33 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar me armë zjarri.




Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjetit që po transportonte ish-kryeministrin pakistanez, duke e plagosur lehtë atë disa nga mbështetësit e tij, tha një udhëheqës i lartë nga partia e tij.

Zyrtari i partisë, Asad Umar, tha se Khan është plagosur në këmbë dhe nuk është lënduar rëndë.

“Ai po dërgohet në një spital në Lahore, por nuk është plagosur rëndë. Një plumb e goditi në këmbë”, u tha Umar gazetarëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e para pas incidentit, Khan shihet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, teksa çalon pas atentatit ndaj tij, i rrethuar nga njerëz të armatosur që sigurojnë mbrojtjen e tij.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Qeveria pakistaneze ka urdhëruar një hetim për incidentin.

Ende nuk dihet identiteti i personit që qëlloi Khanin, por ai u arrestua në vendngjarje.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të shtënat.

Sipas Policisë, sulmi ndodhi në distriktin Ëazirabad në provincën lindore Punjab, ku Khan po udhëtonte me një kolonë të madhe makinash që po shkonte drejt kryeqytetit, Islamabad, si pjesë e fushatës së tij që tenton të detyrojë qeverinë aktuale të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Zotimin për këtë “marshim të gjatë” drejt Islamabadit, Khan e kishte dhënë ditën që iu ndalua të mbante poste publike për pesë vite.

Më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan ia ndaloi ish-kryeministrit që të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme. Partia e Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI), tha se vendimi do të kundërshtohet në gjykatën e lartë.

Demonstrata nisën në kryeqytetin Islamabad, duke u përhapur më pas në qytetet Lahore, Faisalabad, Multan, Sialkot, Peshaëar, Karachi, Quetta, si dhe në qytete dhe rrethe të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.