Kronikë

E rëndë në Vlorë/ Punonjësi i OSHEE-së plagos me thikë kolegun, përfundon në spital pas sherrit!

13:47 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një koleg të tijin në lagjen ‘Uji i Ftohtë’




Raportohet se shtetasi me iniciale N. Zh. ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin K. Sh. i cili ka përfunduar në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.