Kryesore

Kriza energjetike, Rama nga samiti i Berlinit: Nuk jemi vetëm! Ursula solli në rajon jo vetëm fjalë të bukura, por dhe mbështetje financiare

15:03 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berlini se Shqipëria dhe rajoni nuk janë vetëm në krizën energjitike që ka prekur Evropën pas fillimit të luftës në Ukrainë.




Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp më kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Rama nënvizoi ndihmën e rëndësishme që KE i dhe rajonit për të menazhuar krizën e energjisë.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit ka sjellë më shumë paqe në rajon përmes iniciimit të bashkëpunimit midis shteteve.

“Në fund fare është gjithmonë historia e vjetër që është në zemër të Bashkimit Evropian, që harmionizimi dhe bashkëpunimi sjellin paqe. Më duhet të them që ishim shumë të kënaqur që ishim këtu në Berlin, 8-vite pasi nisi Procesi i Berlinit në këtë ndërtesë. Angela Merkel pati të drejtë se nëse sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të vështirë për të gjithë botën, sekreti publik është Procesi i Berlinit. Kur u mblodhëm këtu nuk ishim takuar në atë mënyrë prej shekujsh. Doja të falënderoja kancelarin Scholz për mikpritjen dhe bukën e shkëlqyer gjermane dhe që i besoi Shqipërisë që të mirëpres Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Ne e ndiejmë që nuk jemi lënë mënjanë që nuk jemi të vetëm në krizën ekonomike pasi pak ditë më parë Ursula zhvilloi një tur në rajon, por nuk solli vetëm fjalë të bukura por dhe një mbështetje financiare që nuk është e fundit.

Po shohim një ndërlidhje në rajon, e cila nuk lidhet me ndërlidhjen e rrugëve, por lidhet me ndërlidhjen e rajonit me Evropën dhe Evropës me rajonin”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.