Kryesore

“Marrëveshjet ishin të bllokuara më parë”, Rama tregon si u firmosën sot 3 dokumentet në Berlin: Kancelari punoi fort!

14:53 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha sot se tre marrëveshjet e nënshkruara sot në Berlin nga Ballkani Perëndimor u mundësuan nga puna e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.




Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Kancelarin dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai tha se tani pritet që edhe Kosova të ketë një marrëveshje me BE-në për lëvizjen pa viza.

“Këto marrëveshje ishin të bllokuara. Kancelari punoi fort për të bindur gjithkënd për ti nënshkruar dhe sot patëm 3 nënshkrime të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme tani që gjithkush është i përfshirë, në kuadër të 3 marrëveshjeve. Sigurisht, tingëllon pak e çuditshme, apo paksa mënjanuese për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata që bënë një marrëveshje për ID për të lëvizur lirisht, nuk mund të lëvizin në BE. Presim me padurim që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Të gjithë nga rajoni ishin shumë të kënaqur që ishin këtu në berlin sot. Angela Merkel pati të drejtë, nëse sot kemi një rajon të bashkuar, sekreti publik është i Berlinit. Kur u mblodhëm këtu për herë të parë nuk ishim takuar me njeri tjetrin prej shekujsh, ndërsa tani kjo është ajo që duam të bëjmë. Falenderoj Kancelarin që i besoi Shqipërisë të mirëpresim samitin e ardhshëm. Shpresoj që ajo që u diskutua sot dhe që u shënua me kujdes në shënimet e kancelarit do të shohë ecuri në samitin tjetër në Tiranë duke nisur nga energjia.

Vetëm pak ditë më parë Presidentja e KE-së, zhvilloi një turne në Ballkan dhe nuk solli me vete vetëm fjalë të bukura solidariteti, por edhe një mbështetje të rëndësishme financiare. Po shohim ecuri në pjesën e ndërlidhjes. Kjo nuk lidhet me ndërlidhjen e rrugëve tona në vendin tonë, por ka lidhje me ndërlidhjen e rajonit me Europën”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.