Kryesore

“Armiku është armik! Horra si këta nuk ka parë toka”- Berisha paralajmëron Ramën: Tërmet do bëjmë!

19:56 - 07.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar këtë të hënë kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si armik dhe duke theksuar se me një të dhjetën e gjërave “që ka bërë e ka vendin në burg të paktën 50 vite”




Në një takim me banorët e degës 9, ish-kryeministri theksoi se pasardhësi i tij nuk mund të tolerohet më, pasi një kilometër rruge ka kushtuar 24 milion euro dhe se në kohën kur PD ishte në pushtet nuk bëheshin vjedhje të kësaj natyre.

“Horra si këta nuk ka parë toka! Shkolla, 5 milion. Pnudi në Tiranë, me paratë e donatorëve se s’ia ka dorëzuar kësaj qeverie, ndërton shkollën 680 mijë euro, shkollat janë standard. Sepse ka manuale ndërtimi që tregojnë çmimin e çdo materiale dhe koston e çdo pune. S’mund të dale meremetimi i shkollës 2,3 mln euro siç i del kryetarit të Kamzës, që është marrë gjithe jetën me gjëra të tilla. Të gjithë këta vjedhin me dhjetëra e me qindra milionë. Ai ndërtoi një rrugë, km i rrugës në Tiranë 24 mln euro, 3 mln euro ndërtohet në Gjermani ku paguhet më mirë se kudo. Pra janë vetëm një pjesë e tyre që mund të numëroj para jush këtu.

A tolerohet më shumë ky njeri? Jo, nuk tolerohet! Ky po shfaros shqiptarët! Shqiptarët po largohen, largohen, largohen! Sepse do thonë varfëria, po nga se vjen varfëria. U them gazetarëve: pse nuk vinin kështu te ju shqiptarët para 7-8 vjetësh? Se para 7-8 vjetësh km i rrugës së autostradës ndërtohej me 2 mln dollar, ndonjëherë edhe 1 mln. Se para 7-8 vjetësh shkolla ndërtohej me 400, 600, 800 mijë po kurrë me 5, 3, 4 mln. Se para 7-8 vjetësh. Kryeministri udhëtonte me linja tregtare, qeveritarët me ‘economy class’. Pra, janë të gjitha këto që po largojnë shqiptarët. Tërmet do bëjmë! Duhet të përgatitemi t’i japim atë që kërkon armikut. Armiku është armik. Me 1/10 e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg të paktën 50 vite”, deklaroi ndër të tjera Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.