Kosova

FOTO/ Arrestohen dy aktivistët e njohur në Kosovë: Do të vazhdojmë luftën kundër…

13:27 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë arrestuar aktivistët e ORCA-s (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim), Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.




Një njoftimin e ORCA-s, thuhet se ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës.

orca1-780x439-1 orca3-780x439-1 orca2-780x439-1
<
>

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, përfundon deklarata e ORCA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.