Kryesore

Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë/ Apeli i ul dënimin Goran Stanishiçit nga 20, në 15 vjet burgim!

12:47 - 14.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për uljen e dënimit, për Goran Stanishiçin i cili ishte dënuar për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë. Më 27 shtator 2022, Gjykata Apelit kishte shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes ku ishte kërkuar që Stanishiç të lirohet nga akuza apo që çështja të kthehet në rigjykim.




“Gjykata e Apelit me aktgjykimin APS.nr.28/2022 të datës 27.09.2022, me shumicë votash e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të akuzuarit G.S., duke ndryshuar aktgjykimin e ankimuar, përkitazi me vendimin mbi dënimin, ashtu që për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor, e ka gjykuar me dënim me burgimi në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjete) vite, ndërsa në pjesën tjetër aktgjykimi ka mbetur i pa prekur”, thuhet në vendimin e Apelit.

Screenshot_5-18-1 Screenshot_6-11
<
>

Sipas kolegjit të Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, meqenëse dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit, është bërë konform dispozitave të nenit 370 par. 4 e lidhur me nenin 365 të KPPK-së, ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat nga të cilat plotësohen të gjitha elementet e veprës penale nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ- së, për të cilën vepër penale i akuzuari G.S. është shpallur fajtor.

Më 5 tetor 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë, Goran Stanishiqin e kishte dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.