AKTUALITET

“Dëshmitari ka çrregullime, të mos i merret parasysh deklarata”/ Vrasja e Lames e Klodian Saliut, avokatët e 6 të akuzuarve kërkesë gjykatës!

10:12 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorët e dyshuar të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura 17 vite më parë do të përballen me gjykim të rregullt pasi ata kanë refuzuar të përfitojnë gjykimin e shkurtuar.




Të vënë nën akuzat e rënda të vrasjes së Klodian Saliut dhe atentatit të frikshëm që i mori jetën Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, ata kanë vazhduar të kundërshtojnë dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë dhe njëherësh ish-mikut të tyre, Luftar Reçi. Ata përveçse e pretendojnë të “sëmurë” dhe mashtrues Reçin, ata refuzojnë të jenë pjesë e atyre dy ngjarjeve për të cilat dibrani ka dëshmuar me detaje dhe fakte të shumta.

Mirëpo, sipas të dhënave, dëshmitari që është edhe i dënuar, mësohet se iu ka nënshtruar një vizitë mjekësore, nga e cila ka dalë që ai vërtetë ka probleme, por SPAK-u, që ka në duar dosjen, nuk e përjashton mundësinë që dëshmitë e tij janë të sakta për dy ngjarjet që mbeten 15 vjet pa autor. Gjashtë personat e vënë nën akuzë për bashkëpunim në ato dy ngjarje të fundshkurtit të vitit 2005, janë emra të njohur të botës së krimit, prej të cilëve shumica ndodhen në burg, ndërsa Lulzim Berisha është ende i lirë, pasi ai u lirua me vendim gjykate.

Edhe pse mbi të rëndonin një mal me akuza, ai mundi të dilte për sjellje të mirë dhe nevoja familjare, madje duke u punësuar edhe në Bashkinë e Durrësit, por në kohën kur u mor vesh që Luftar Reçi nisi të fliste mbi dy ngjarjet e rënda ai mundi të largohej nga Shqipëria në drejtim të paditur, ose të paktën kështu pretendon policia dhe prokuroria e Posaçme që po heton 2 vrasjet që sollën 3 viktima. Në fakt në lidhje me këtë dosje janë nën akuzë edhe dy persona të tjerë, si ndërmjetës që Reçi të tërhiqet nga rrëfimi, ose të paktën të përjashtohej emri i Emiljano Shullazit nga ajo dëshmi.

SEANCA

Kështu, gjatë seancës së djeshme, ndaj 6 të pandehurve të akuzuar për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura më vitin 2005, avokatët mbrojtës kanë kërkuar të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi. Sipas avokatëve Reçi vuan nga sëmundja e “mitomanisë”, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Në akt-ekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si provë nga prokuroria. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Harajdinaj, u tërhoq për vendim ndërkohë më pas hodhi poshtë kërkesën e avokateve mbrojtës.

Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Tallau e Indrit Rusi. Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartpërmendur do të përballen me akuzat e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal. Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së Luftar Reçit, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005, si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.

PJESË NGA DËSHMIA E REQIT

“Reqi(Gentian Goskova, i arrestuar), më ka thënë nëpërmjet një personi tjetër, si ndërmjetës, i cili quhet Luçiano Memo, a do bashkëpunosh me ne? duke më ofruar një shumë parash prej 10 milionë lekë të vjetra dhe 40.000 Euro si paradhënie për të krijuar besimin se do mi jepnin, edhe një pjesë tjetër pas ndryshimit të deklarimit nga ana ime. Pjesën tjetër prej 210.000 mijë Euro do mi jepnin pasi unë të kem dëshmuar publikisht me deklaratë se Emiljano Shullazi nuk ka qenë pjesë e grupit që ka vrarë shtetasin Vajdin Lame me bombë në ashensorin kur po ngjitej për në banesën e tij. Gjatë kësaj kohe Reqi ka kontaktuar me persona ndërmjetës, me bashkëshorten time, Kristina Kosta, por jo vetë drejtpërdrejt. Personi që ka kontaktuar me Kristinën është shtetasi Luçiano Memo, i cili ka qenë më parë polic në IEVP Drenovë”, ka rrëfyer Luftar Reçi për SPAK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.