Kryesore

‘Që rusët të paguajnë, duhet të japësh prova’/ Rama: PD iu bind të dërguarit të Putin, i nguli thikën UÇK-së!

10:45 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuza të rënda ndaj PD-së për lidhje me rusët. Ai tha se PD-ja është financuar me gjysmë milioni dollarë nga para ruse dhe pas takimit me përfaqësuesin e Putinit, i nguli thikën UÇK-së dhe Shqipërisë.




Sipas tij, që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë provat dhe se PD-ja nuk është e vetmja parti që ka lidhje me ta.

“PD-ja është financuar me gjysmë milioni dollarë nga para ruse dhe ky është fakt, është e dokumentuar dhe madje me dy burime. Për më tepër është habi e madhe se si një fakt tjetër rrëqethës, unë do thosha tragjik. Në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Vladimir Putinit, një muaj përpara se PD-ja të jepte votën në Këshillin e Europës, duke bashkuar qëndrimin me partinë e Vladimir Putinit, kundër UÇK-së dhe kundër Shqipërisë. Është pritur këtu një rus real, me emër, me mbiemër, me titull. Është bërë dhe një deklaratë nga këtu, ku takimi është vlerësuar posaçërisht i rëndësishëm dhe një muaj më mbrapa i është ngulur thika mu në palcë të kurrizit UÇK-së dhe Shqipërisë nga PD-ja. Se që rusët të paguajnë…duhet të kesh dhënë një provë apo jo. S’mund të paguajnë kot. S’mund të derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti politike. Pse duhet t’ia jepnin PD-së ato para, pse të mos ia jepnin një partie tjetër, megjithëse nuk është e vetmja parti PD, që ka lidhje rusë. Fjalët e mia gjithmonë dalin siç keni pasur rastin ta vini re, se unë nuk hedh fall. Unë kur flas e di shumë mirë se çfarë them”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se nuk është sharje t’i thuash tjetrit në sy je pa atdhe kur është pa atdhe.

“Pse, ia bëni këtë pyetje vetes apo nuk ka rëndësi. Është më interesante të merreni me fantazmat serbe që nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha a nuk është turp…Mirë dakord në këtë çorbën e brendshme s’e merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehatin e tyre duke vendosur shenjat e barazisë, edhe këta, edhe ata. Akuzat e ndërsjella, sharjet e ndërsjella. Çfarë sharje është t’i thuash tjetrit në sy je pa atdhe. Kur është pa atdhe. Sepse për mua dikush që paguhet me para të huaja, apo dhe me para vendase për të shkelur interesin kombëtar është pa atdhe. Nuk ka shkelje më të madhe të interesit kombëtar se sa të votosh bashkë me partinë e Putinit kundër UÇK-së apo të marrësh para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tënd edhe sikur të jetë më e keqja. Atëherë je pa atdhe, nuk diskutohet. Çfarë sharje është kjo?”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.