Kronikë

Tentoi t’i jepte fund jetës, por mbeti e paralizuar! Nga braktisja e babait te sëmundja e nënës, kalvari i vuajtjeve të Kristinës

07:40 - 15.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Mendo për mua” trajtoi sot historinë e trishtë të Kristina Mborja, një vajzë e re, e cila nuk mundi të jetonte jetën e saj si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për shkak të fatkeqësive që ranë në shtëpinë e saj.




Që në moshë të vogël, ajo u braktis nga babai i saj teksa do t’i duhej të kujdesej për nënën e sëmurë dhe gjyshen.

Në një moment dobësie ajo mendoi se nuk mund të vazhdonte më dhe tentoi të vetëvritej, duke u hedhur nga ballkoni. Kristina për pasojë ka ngelur e paralizuar dhe nuk mund të flasë. E ëma e saj ndodhet në azil pasi vuan nga skleroza multiple.

Kristina Mborja ka qenë një vajzë e rritur me shumë dashuri nga nëna dhe gjyshja e saj. Në moshë të vogël iu desh të përballonte shumë probleme që nuk ishin normale për moshën e saj. Babain nuk e njohu kurrë ndërsa vëllai ishte një djalë i mbyllur dhe nuk e kuptonte dot motrën dhe ato çfarë ajo po kalonte. Vëllai i saj ndodhet në Gjermani.

Si vijoi jeta e saj me të ëmën dhe gjyshen e tregon Mirela, e vetmja që u kujdes për Kristinën pas aksidentit.

Mirela:  E ëma u paralizua dhe ajo vjen të jetojë me të ëmën, më parë jetonte me gjyshërit. 15 vjeçe Kristina erdhi të kujdesej për mamin por kishte dhe gjyshen që erdhi të jetojë me Kristinën dhe mamin e saj. Pas klasës së 7 Kristina la shkollën.

Kam një ambient me qera dhe aty jam njohur me mamin e Kristinës. Në 22 gusht morëm vesh se Kristina u hodh nga pallati. Kishte shumë halle, kujdesej për të gjitha problemet e familjes. Babin nuk e ka njohur kurrë ndërsa vllai ndodhet në gjerami në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët thonin se është me shënja jete pasi tentoi vetëvrtasjen. Ka qëndruar 7 muaj në gjendje kome. Pas 7 muajsh kaloi në pavion dhe ndenji një vit. Gjendja e saj po përmirësohej por nuk u ngrit dot më në këmbë. Më pas kaloi tek qendra motrat e “Nënë Terezës”. Pasi ndodhi aksidenti mamaja dhe gjyshja e Kristinës kaluan te shpia që kishin lënë me qera. Aty ka vdekur gjyshja e Kristinës dhe ka ndenjur 10 ditë e vdekur në shpi pasi mamaja e Kristinës nuk ishte në gjëndje të aftë psikologjike të reagonte për vdekjen e saj.

Më 22 gusht dy vite më parë, Kristina mendoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga pallati. Ajo fatmirësisht nuk humbi jetën por mbeti e paralizuar dhe sot ajo nuk mund të flasë. Qëndroi në koma për 7 muaj dhe më shumë se një vit në spital.

Teksa Kristina ishte në koma, e ëma dhe gjyshja jetonin bashkë dhe askush nuk kujdesej për to. Për ironi të fatit trishtimi në këtë familje nuk ka fund, ditën që Kristina përmendet nga koma, gjyshja e saj ndërron jetë. 10 ditë ajo ka jetuar me të emën e Kristinës, Irenën.

Pasi çohet nga koma, Kristina nuk mban mend asgjë, as emrin e saj. Sot ajo është strehuar në qendrën e motrave “Nënë Tereza”, ku stafi i “Mendo për Mua” ka shkuar nga afër për të ndjekur të gjithë historinë për të mundësuar një terapi për Kristinen që ajo t’i rikthehet jetës së mëparshme, madje më e fortë se kurrë.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Kristinën kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob:068 41 91 888

Email: [email protected]

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: [email protected]

Gjithashtu mund të ndihmoni Kristinën në GoFundMe

asdagsdf


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.