AKTUALITET

Letrat që udhëzonin Biden si të ulej në Samitin e G20, kritikët e presidentit thonë se ai po humbet aftësisë njohëse

09:40 - 18.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe një herë, objektivi i kamerës kapi letrën e veçantë, e cila i ishte dhënë presidentit amerikan Biden në Samitin e G20 në Bali, dhe përfshinte udhëzime jashtëzakonisht të detajuara se ku të ulej, kur të fliste dhe kur të pozonte për foto.




Presidenti 79-vjeçar po merrte pjesë në një ngjarje të Partneritetit Global të Infrastrukturës të martën e kaluar kur fotografët e kapën atë duke shfletuar faqet e shënimeve të tij dhe blicat u shuan. Ndër letrat e tij ishte faqja me udhëzime të hollësishme që shpjegonin “hap pas hapi” se çfarë do të ndodhte gjatë takimit, madje duke iu referuar Biden si “TI” me shkronja të mëdha të kuqe.

“JU, presidenti Widodo dhe kryeministri Kishida do të fotografoheni menjëherë para fillimit të eventit”, theksonte në një moment letra. “JU do të uleni në qendër”, i është vënë në dukje presidentit amerikan, ndërkohë që lë të kuptohet se kur do të duhet të flasë. Në fund të shënimit, ka një kujtesë për të kthyer faqen për të parë deklaratën e tij hyrëse.

Sipas New York Post, kjo nuk është hera e parë që Biden është parë duke përdorur “udhëzime skenike” në daljet publike. Në një takim qershorin e kaluar me drejtuesit e biznesit, Biden u regjistrua duke mbajtur një shënim që i thoshte të “hynte në dhomën e Roosevelt dhe të përshëndeste pjesëmarrësit”, duke e udhëzuar atë se kur dhe sa duhet të fliste.

Në korrik 2021, Biden i tregoi aksidentalisht kamerës një shënim nga një anëtar i stafit që e informonte se kishte diçka në nofullën e tij.

Sipas gazetës amerikane, përdorimi i shpeshtë i këtyre llojeve të shënimeve dhe kujtimeve nga Biden u bën presion kritikëve të tij që të flasin për funksione të dëmtuara njohëse të presidentit amerikan. Biden, i cili do të mbushë 80 vjeç të dielën e ardhshme, tha në një intervistë të fundit se është krejtësisht e arsyeshme që njerëzit të pyesin nëse një president në moshën e tij mund të përballojë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por ai i inkurajoi ata të bëjnë gjykimet e tyre të pavarura, duke vëzhguar mënyra se si ai flet, vepron dhe ushtron pushtetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.