Kryesore

Protesta në ditën e samitit të BE në Tiranë, Berisha: S’është qëndrim anti-europian! Rama e çoi Shqipërinë poshtë Vietnamit

12:56 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se caktimi i datës 6 dhjetor për protestën e opozitës, ditë kur mblidhet edhe Samiti i BE në Tiranë, nuk është qëndrim anti-evropian.




Berisha theksoi se synimi është që liderëve të “t’i kujtojmë se vijnë në një vend të renditur poshtë Vietnamit dhe se është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve.”

Qeveria ka pasur një qëndrim në lidhje me datën e protestës, 6 dhjetorit kur pritet të mblidhet dhe një samit i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke e quajtur vendosjen e datës 6 dhjetor si një qëndrim antieuropian. Cili është mendimi juaj?

Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon ti thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.

Në cilin vend do të mbahet protesta?

Berisha: Do të përcaktohet.

Librat….?

Berisha: I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.

Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Ana Cohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora libri e saj për të lexuar se çfarë ka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.