BOTA

Fillimisht, u pikas një qen me një kokë njeriu të prerë në gojë! Zbulim horror në Meksikë, autoritetet gjejnë 53 thasë të groposur me mbetje njerëzore

18:58 - 23.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Meksikë ka zbuluar 53 thasë me mbetje njerëzore në një varrezë të improvizuar pasi një qen u pa duke vrapuar nëpër rrugë me dorën e prerë të një njeriu në gojë.




Zbulimi makabër u bë gradualisht pasi filloi zhvarrosja e vendit në tetor pasi u vërejt qeni në qytetin Irapuato i cili njihet për dhunën edhe kriminalitetin e madh të shkaktuar nga kartelet.

Që nga fundi i tetorit, banorët që kanë punuar së bashku me një grup ekspertësh mjeko-ligjorë kanë zhvarrosur 53 thasë me mbetje që autoritetet po përpiqen t’i identifikojnë.

Zbulimi i qenit në Irapuato erdhi pasi një qen tjetër u pa rreth 150 milje larg në zonën e Zacatecas me një kokë njeriu të prerë në gojë që e kishte  marrë nga një skenë krimi, ndërsa dyshohet se ngjarja lidhet me kartelin Jalisco.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.