


Gjykata e Posaçme, GJKKO ka vendosur që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka të mund të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit, raporton “News24”.
Kjo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi Koka ka shfaqur probleme me zemrën. Ai mund të dalë nga paraburgimi, i shoqëruar nga policia, sa herë të ketë nevojë për të marrë trajtim dhe në ambientet e QSUT.
Lefter Koka kishte kërkuar masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg, por Apeli i GJKKO e rrëzoi dje kërkesën e tij.
Ndaj ish ministrit të Mjedisit është në fuqi edhe një masë tjetër “arrest me burg”, për akuzt e ngritura në lidhe me inceneratorin e Fierit, përveç atij të Elbasanit.
Shfaq Komentet (1)
pse lefteri qenka koka e korrupsionit??
qesharake