Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bërxullë, mbrëmjen e sotme (4 maj), me pasojën vdekjen e një personi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, kur shtetasi me iniciale Xh.H., teksa po udhëtonte nga Bërxulla drejt Rinasit, , humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Lanë, e për pasojë humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.
Shfaq Komentet (0)