Kryesore

Pashkët ortodokse, Basha uron besimtarët: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja plot me shpresë dhe besim

22:21 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka uruar besimtarëve ortodoksë Pashkën përmes një postimi në rrjetet sociale.




Basha uron që ‘drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi’.

Reagimi i plotë

“Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”

Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi.

Nga mot gëzuar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.