Kryesore

“Hakmarrje e pastër e pushtetit në prag të zgjedhjeve lokale!”- Sulmi ndaj “Prestige Resort”, kryeredaktori i Gazetës Shqiptare: Qeveria kërkon të kontrollojë çdo pol të shoqërisë

17:55 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, ka reaguar e ka dënuar ashpër me sulmin që u ndërmor ndaj “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme, duke theksuar se “ka ardhur momenti për të folur dhe për të dalë kundër!”.




I ftuar në News24, Murati është shprehur se ky veprim i qeverisë vjen në prag të zgjedhjeve lokale me qëllim që t’ua mbyllë gojën mediave të pavarura në vend.

Në studio, ai përmendi edhe faktin se gjatë një viti në Shqipëri janë vjedhur 1 miliard dollarë sipas raportit të KLSH-së, duke shtuar se një qeveri që arrin të bëjë këtë gjë, nuk e ka problem të sulmojë një individ.

“Veç fakti që t’i po flet për vija editoriale dhe këtu janë fadromat që po shembin një objekt, tregon për vendin ku jemi. Këto nuk ndodhin veçse në vendet që kanë probleme të mëdha. Kjo vjen në afrimin e datës së zgjedhjeve. Ky është një akt që ka nevojë për një reagim të opinionit publik.

Është një situatë absurde, pasi problemet dhe zullumet në këtë vend sa vijnë e shtohen. Ne mësuam që pak ditë më parë, sipas KLSH se vetëm gjatë vitit të kaluar abuzimi shkon në 1 miliard euro. Një qeverisje e mandatuar nga populli që të rregullojë hallet e qytetarëve e që bën vjedhje 1 miliard euro për një vit, imagjinoni çfarë mund t’i bëjë një individi. Këtu jo thjesht që klima e biznesit nuk po përmirësohet, por po përkeqësohet, por këtu IKMT përdoret si një mjet shantazhi. Atë që kanë bërë mediat e “Hysenbelliu Grup”, kanë qenë të njëjta me mediat e pavarura. Nga ana tjetër, një grup i madh mediash në Shqipëri, bëjnë PR-in e qeverisë.

Këtu kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër nga ana e pushtetit dhe një tentativë shantazhi në prag të zgjedhjeve vendore. Sepse sistemet autoritare në prag të zgjedhjeve, kërkojnë të kontrollojnë çdo pol të shoqërisë, të shoqërisë civile, të medias, të profesoratit, etj. Ju e keni parë sesi shkon kryeministri Rama mes pedagogëve dhe jep leksione, duke i trajtuar ata si fëmijë”, u shpreh Murati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.