Kronikë

Fshihnin gjobat e vendosura nga efektivët e Rrugores, arrestohen dy punonjësit e Policisë

09:59 - 07.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një specialist në sektorin e Financës në Policinë Rrugore dhe një person tjetër E. B., 36 vjeç ndërkohë që është vënë nën hetim në gjendje të lirë, operatorja e kartotekës në të njëjtin sektor. Dyshohet se 36- vjeçari siguronte shuma monetare nga persona të ndryshëm të cilët ishin gjobitur nga policia.




Më dy punonjësit e policisë rrugore në bashkëpunim me njëri tjetrin falsifikonin të dhënat kompjuterike duke ndryshuar statusin e gjobave nga “E papaguar” në “E paguar” AMP bën me dije se kjo skemë i ka shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

Aktualisht është duke vijuar puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe nëse ka apo drejtues të implikuar.

Policia theksoi se janë ndaluar A. B., 36 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Financës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik” dhe E. B., 36 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasen M.H., 56 vjeçe, me detyrë operatore në Kartotekën e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Veprimet u kryen mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe provave e fakteve të administruara nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.