BLUETOOTH

Gerard Pique e ka tradhëtuar Shakirën më shumë se 50 herë!

20:36 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai hapi “Kutinë e Pandorës” për jetën e Gerard Piques dhe sekretet fajtore të futbollistit katalanas, kanë filluar të shohin dritën e diellit dhe të “trazojnë” opinionin publik.




Pas ndarjes së tyre të shumëpërfolur dhe çështjes për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Shakira dhe Pique duket se po hyjnë në aventura të reja, ku publikimet vijnë për të treguar “të palarat” e futbollistit. Më konkretisht, informacionet e reja thonë që Gerard Pique të ketë një jetë të turbullt gjatë lidhjes së tij me këngëtaren kolumbiane.

Gazetari dhe paparaci Jordi Martin, i cili ka zbuluar brendësinë e shtëpisë së çiftit, dhe ka ndjekur çdo pëllëmbë të lidhjes së tyre, nuk e lë të qetë Piquen, pasi tashmë “nxjerr” pabesi të asit katalanas.

Sipas Martinit, futbollisti gjatë lidhjes me Shakirën ka bërë lidhje romantike jo me një, por me 50 femra: “Ai e ka tradhtuar jo vetëm me Clara Kian, por shumë herë. Mbi 50. Shakira ka filluar të mësojë gjithçka”, pohojnë paparacët, ndërsa kanë nxjerrë edhe të gjitha detajet përkatëse të lidhjeve të paligjshme të asit spanjoll: Njëri ishte në 2012 dhe 2016 me ish-partneren e tij, Nuria Thomas, dhe dy vjet më parë me një vajzë në një klub nate në Barcelonë dhe lista vazhdon’.

Informacioni i parë për pabesinë dhe Bar Refaeli

Pak muaj më parë dolën në dritë informacionet e para për pabesi të Pique dhe raportuan se ai kishte një lidhje me modelen e njohur, Bar Refaeli.

Emri i modeles nga Izraeli u përfshi në rastin e ndarjes së çiftit, për shkak të deklaratave të gazetarit spanjoll dhe paparacëve, të cilët kishin pohuar se futbollisti dhe modelja shkëmbyen mesazhe dashurie dhe u takuan pas ndarjes së Refaelit nga Leonardo DiCaprio.

Më konkretisht, gazetari spanjoll theksoi: “Përçarja mes tyre nisi sepse Shakira gjeti mesazhe me Rafaelin dhe nuk ishin thjesht mesazhe, kishte diçka më shumë. Ata kishin organizuar takime private’.

Që në fillim kur shpërtheu skandali i pabesisë së futbollistit, gazetarja mori anën e këngëtares kolumbiane me një deklaratë publike: “Për të gjithë fansat e Shakirës. Unë kam qenë gjithmonë pranë saj. Kam njoftuar edhe ekipin e saj dhe familjarët e ngushtë. Dje i dhashë të gjithë informacionin që mund ta ndihmonte në këtë kohë të vështirë’.

E dashura aktuale Clara Kia

Siç është bërë e ditur, Gerard Pique është në një lidhje me 23-vjeçaren Clara Kia Marti. Madje, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, disa media ndërkombëtare kanë shfaqur foto të çiftit.

Pas ndarjes së tij nga këngëtarja kolumbiane Shakira, Pique nuk i fshihej me 23-vjeçaren dhe të dy janë parë në evente të ndryshme, duke përfshirë një koncert ku ka marrë pjesë edhe familja e ish-lojtarit të Barcelonës.

Pavarësisht dashurisë që duket se ka ndarë çifti, raportimet e fundit donin që mes tyre dhe Clara Kias të kishin lindur “gjembat”, për të mos i bërë ballë ekspozimit në publik. Megjithatë, për momentin asnjëra palë nuk e ka konfirmuar informacionin.

Kujdestaria e fëmijëve

Më 1 dhjetor, këngëtares dhe futbollistit iu kërkua të ratifikonin marrëveshjen e ndarjes.

Menjëherë pasi hynë në “Qytetin e Drejtësisë” të kompleksit të godinave që strehon gjykatat e Barcelonës dhe në të vërtetë nga hyrje të ndryshme, të dy zgjidhën atë që duhej të ndanin, ku më e rëndësishmja nga të gjitha ishte kujdestaria e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve, në marrëveshje thuhet se Shakira do të jetojë në Miami, së bashku me dy fëmijët e tyre, Sasha 11-vjeçare dhe Milanin 9-vjeçar.

Sa i përket Piques, sipas Daily Mail, ligji i jep të drejtën që të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij, ku shpenzimet e udhëtimit i bartin të dy.

Çfarë saktësisht thuhet në marrëveshjen e ish-çiftit

“Gerard Pique do të kalojë kohë me fëmijët e tij deri në 10 ditë në muaj dhe të tre periudhat e pushimeve që zbatohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përjashtim të pushimeve të Krishtlindjeve dhe verës.

Këtë Krishtlindje kujdestaria do të jetë 50% sipas kalendarit të qeverisë rajonale të Katalonjës dhe në vitet në vijim do të caktohet sipas kalendarit shkollor të fëmijëve. Ky është pakti që futbollisti dhe partnerja e tij Shakira kanë lidhur për kujdestarinë e fëmijëve të tyre”, thuhet në botim.

“Ne nënshkruam një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe e cila do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procesi thjesht formal”, kishin theksuar të dy në deklaratën e tyre të shkurtër.

“Qëllimi ynë i vetëm është t’u ofrojmë fëmijëve tanë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Vlerësojmë shqetësimin tuaj dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, përfundon deklarata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.