BLUETOOTH

Kanye West këshillon Kim Kardashian të martohet me Tom Brady

19:57 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanye West i bëri një propozim ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.




I njohur për deklaratat e tij provokuese dhe “ironinë” e tij karakteristike, sa herë që jep një intervistë, reperi kësaj here i është drejtuar ish-it.

Në një fragment nga intervista e tij famëkeqe me Alex Jones, ku ai bëri deklaratat e tij për simpatinë e tij për Hitlerin dhe komentet e tij antisemitike, Kanye West foli për Kardashian dhe madje i sugjeroi bashkëshortin e saj të ardhshëm…!

Konkretisht, reperi i ka bërë një “apel” Kimit për mënyrën se si ajo e jeton jetën dhe standardet që promovon. Ai i sugjeroi asaj që të rimartohej dhe të përpiqej t’i tregonte botës se familjet duhet të qëndrojnë së bashku.

Në fakt, ai i gjeti asaj edhe burrin e duhur, i cili nuk është askush tjetër veçse… Tom Brady, i divorcuar së fundmi.

“Martohu me dikë të shkëlqyeshëm. Shko martohu me Tom Brady. Bëni çfarë të doni, por martohuni dhe përdorni mediat sociale si një ndikim për familjet. Tregojuni atyre se si të qëndrojnë së bashku. Mos lejoni që djalli të të përdorë”, i tha Kanye West Kim Kardashian.

Nuk është e rastësishme sigurisht që reperi zgjodhi futbollistin si kandidat “zëvendësues”, pasi dihet simpatia që ka për të.

Në fund të fundit, gjatë grindjes së fundit të Kanye West me ish të dashurin e Kardashian, Pete Davidson, Brady e kishte mbështetur atë, duke lënë një koment nën një postim që ai bëri kundër aktorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tom Brady (@tombrady)

Tom Brady është aktualisht një nga meshkujt më të kërkuar në showbiz, pas divorcit nga Gisele Bundchen. Çifti vendosi të marrë rrugë të ndara, por vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve të tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.