LAJMI I FUNDIT

Lajm i bujshëm, Vedat Muriqi kërkohet nga Real Madrid

07:56 - 14.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia ku raportohet se Real Madrid ka hedhur sytë konkretisht nga Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili hapat e parë të karrierës i ka hedhur në futbollin shqiptar duke luajtur në Superiore me Teutën dhe Besën, tashmë është kthyer në objektivin e merkatos së fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve.




Muriqi ka shkëlqyer në vitin e fundit me Majorkën, teksa në sezonin aktual ka shënuar 8 gola me të, duke e ndihmuar që të qëndrojë larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Kjo ka bërë që për sulmuesin të ketë interes të madh pasi ai shihet si një zëvendësues potencial i Benzema te madrilenët që kanë nevojë për një 9 të mirëfilltë kur mungon francezi.

“Il Messaggero” bën të ditur se Reali ka shfaqur interesim për futbollistin dhe fillimisht ka ofruar 15 milionë euro. Por një shifër e tillë vështirë se mund të bindë Majorkën pasi në marrëveshjen e transferimit nga Lacio drejt klubit spanjoll, Igli Tare është siguruar që të mbajë 45% të kartonit të sulmuesit i cili nuk ia doli që të shpërthejë në Serinë A, por po e bën një gjë të tillë më së miri në La Liga.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.