LAJMI I FUNDIT

Tifozë marokenë ‘pushtojnë’ stadiumin për sfidën ndaj Francës, 50 mijë mbështetës pritet që të jenë në tribuna

12:07 - 14.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Marok, prej ditësh e ditësh flitet vetëm për futbollin dhe Botërorin. Dhe padyshim që për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Francës në stadium do të ketë një pushtim të vërtetë tifozësh të veshur me të kuqe.




Federata marokene e futbollit, në koordinim me FIFA-n dhe komitetin organizativ të Kupës së Botës, ka marrë 10 mijë bileta dhe ua ka shpërndarë falas tifozëve marokenë. Ky numër ishte i përafërt me biletat e pashitura ndaj FIFA është kujdesur që stadiumi të jetë i mbushur, edhe pse prishet raporti i tifozërive.

Priten 50 mijë tifozë marokenë në total në stadium, i cili ka një kapacitet prej afro 70 mijë vendesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.