Kronikë

Dënohet me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarja Mimoza Margjeka, ishte e akuzuar për korrupsion! Përfundon 4 vite në qeli edhe burri i saj

15:08 - 15.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GJKKO dënon gjyqtaren Mimoza Margjeka e cila ishte nën akuzë për korrupsion.




Gjykata e dënoi gjyqtaren me 4 vite e 6 muaj burg, por ajo do të jetë e lirë, për shkak se dënimi i konvertohet në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove.

Bashkëshorti i saj Arben Cara është dënuar me 4 vite burg, avokati Skënder Demiraj me 3 vite shërbim prove, Klaudio Zhilla me 3 vite burg.

HETIMET DHE AKUZA

Gjyqtarja Margjeka u arrestua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK në shtatorin e vitit 2020.

Gjatë operacionit për kapjen e gjyqtares së Durrësit, u vunë në pranga dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se bashkëshorti i Mimoza Margjeka ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj Arben Cara akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion Pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim.

Të arrestuarit e tjerë, bashkë me gjyqtaren janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë  për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale  “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

Shtetasi N. B., banues në Sauk, vëllai i të arrestuarit kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin O. B., avokatin S. D., i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

K.ZH., mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore, masë e cila ishte vendosur nga Gjykata e Apelit për të arrestuarin O. B”, thuhej në njoftimin e policisë mbi arrestimin e bashkeshortit te gjyqtares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.