AKTUALITET

“Deschamps vonoi me ndërrimet, ndeshja mund të shkonte ndryshe për Francën”, Igli Tare i bindur: Messi e meritonte trofeun

22:34 - 18.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Argjentina mund të festojë më në fund fitoren në Kupën e Botës. Kombëtarja Albiceleste triumfoi me penallti ndaj Francës, në një ndeshje të jashtëzakonshme. Në një lidhje me emisionin Qatar n’24 në News 24, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba.




“Messi- E meritonte për vetë faktin se ishte më i miri i këtij Botërori. Messi e ka tërhequr me të ëvrtetë skuadrën përpara. Ai donte që ta fitonte me ngulm, për të konfirmuar si më të mirin.

Kujtim me Bushin- Me Alban Bushin më kujtohet një ndeshje me Norvegjinë. Ai vinte në stërvitje dhe më thoshte si ka mundësi që je kaq në formë, me siguri merr diçka. Më tregoi sekretin e formës perfekte.

Scaloni, trajneri i Argjentinës- Edhe Guardiola edhe Scaloni kanë patur karakteristika të veçanta. Dukej që Scaloni do të arrinte diku. Scaloni ishte njeri i thjeshtë, ishte kurioz mbi gjithçka, mbi stërvitjen. Nuk ishte surprizë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Duke patur parasysh historinë, nuk ka qenë shumë i njohur. Ka krijuar një grup shumë të mirë. Edhe Tucu Correa më ka treguar shumë për të kur kthehej nga Kombëtarja. Me shumë vështirësi ia doli të futej në histori.   Pashë gjysmëfinalen e Francës. Organizimi ishte mbresëlëns

Ndeshja- Deri në minutën e 70-të, Argjentina dominoi. Franca duhet të bënte ndërrimet më shpejt.  Ishte ndeshje që kërkonte përgatitje të madhe fizike. Mos-paraqitja e mirë e Griezzman e uli nivelin e lojës– Tha ai.

(BalkanWeb)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.