AKTUALITET

Arsyeja/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianji

09:55 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme ka qenë për t’u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.




Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit në Tiranë, por sipas burimeve për Gazetën Panorama, për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjyqi ndaj tij nuk mund të zhvillohet ditën e sotme.

Njoftimi:

Sot ne date 19.12.2022, ora 13:00, ne Gjykaten e Apelit Tirane, eshte planifikuar per tu gjykuar ceshtja penale me te pandehur Ervin Salianji, etj.

Per arsye te mosformimit te trupit gjykues, gjykimi i ceshtjes nuk do te mund te vijoje.

Kujtojmë se Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

Agron Xhafaj, pas denoncimeve të Salianjit, rezultoi të ishte i dënuar në Itali, ku edhe shkoi për të kryer dënimin prej disa vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.