Kryesore

VIDEO/ Fitoi Kupën e Botës, prifti shqiptar në Argjentinë: Messi është arbëresh

07:59 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prift shqiptar në Argjentinë, i quajtur Monsinjor Alejando Greco (Aleksandër Greko),  pretendon se origjina e nënës së Mesit është arbëreshë. Këtë deklaratë e ka dhënë në një prononcim për “KTV”, teksa fliste për komunitetet arbëreshë dhe shqiptare në Amerikën Latine.




Prifti ka shpjeguar me qartësi ate qe ka ndodhur dhe si është formuar pikërisht ai komunitet. Ne letra është thëne se origjina e gjyshit te Mesit eshte nga Komo.

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij priftit me origjinë shqiptare që duket shumë i bindur në ato që thotë.

Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domethënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII. Te mos harrojme qe edhe Musacchio qe ka luajtur me Argjentinen dhe Milanin e Villarealin ka origjine shqiptare gjithashtu…

Por, te kthehemi te Messi dhe zbulimi qe u be ne Itali para disa kohesh. I dyshimtë për mbiemrin, një marangoz i ri nga Recanati, Leandro Messi, qe punonte ne një punishte artizanale në Spaccio Fuselli, vendos të bëjë disa kërkime. Kështu ai zbulon se Giovanni Messi, gjyshi i gjyshit të tij, ishte vëllai i Angelo Messit, i cili u largua nga Recanati, ose më saktë Valle Cantalupo, në 1893 në moshën njëzet e tetë vjeç për të shkuar në Rosario të Argjentinës, me gruan e tij Maria Latini.

Angelo Messi është gjyshi i babait të Leos, Jorge Horacio, një punëtor në një fabrikë çeliku. Hulumtime të mëtejshme u kryen më pas nga gazetari-kryebashkiak i Recanatit, Francesco Fiordomo, i cili në vitin 2005 zbuloi se ishte kushëri i tretë ose i katërt i kampionit argjentinas se Barcelonas…Madje, Messit iu dergua edhe letra per t’u paraqitur ne votime…/opinion.mk


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.