BLUETOOTH

‘Miliarder dhe serb’/ Moderatorja flet hapur për djalin që i rrëmbeu zemrën: E refuzova kur zbulova se…

11:04 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Ester Bylyku ka folur hapur këtë herë lidhur me jetën e saj personale.




Gjatë intervistës me të ftuarën e saj Xhëni Brahaj tek emisioni ‘Glamour Zone’, Ester i ka lejuar kësaj të fundit që t’i bënte një pyetje personale ku dhe ka zbuluar një histori të trishtë.

Ester pohoi se ka pasur një njohje me një djalë nga Gjermania por e ka refuzuar pas disa kohës pasi kuptoi se ishte me origjinë serbe.

Xheni Brahaj: Cilin mashkull e ke refuzuar dhe nuk je penduar?

Ester Bylyku: Ka qenë një djalë që u njohëm nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Ai jetonte në Gjermani, kishte disa fabrika andej dhe më tha se ishte gjerman. Kur filluam të njiheshim më mirë, ai më tha se kishte origjinë serbe. U tmerrova kur ma tha. I thash se nuk mund të qëndroja kurrë me një serb.

Ai këmbënguli se ishte origjinë e largët sepse kishte pasaportë gjermane. Nuk e mora parasysh këtë dhe i kërkova të mos më shkruante më. Disa ditë më pas, më solli një analizë të ADN, e cila tregon etnicitetin e personit, dhe në letër shkruhej se ky kishte një përqindje të vogël serbe. Sërish nuk e pranova dhe nuk e mora parasysh. Pra përfundimisht, refuzova milionerin sepse zbulova që ishte serb, dhe nuk pendohem kurrë për këtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.