BOTA

VIDEO/ Argjentinasit nuk përmbahen pas fitimit të Kupës së Botës, 2 milionë njerëz dalin në Sheshin e Republikës

07:48 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Obelisku i vendosur në Sheshin e Republikës ishte epiqendra e titullit të tretë botëror për kombëtaren e Argjentinës.




Ndërkohë, në “Champs Elysees” u panë pamjet e trishtimit, pas rrëzimit të Francës pas goditjeve të penalltive.

Në një finale të tillë, fituesi dhe humbësi janë dy anët e së njëjtës medalje. Gëzimi i fitores është po aq i fortë sa trishtimi i humbjes. Mijëra kilometra larg, Buenos Aires dhe Parisi u bashkuan këtë të diel nga ndjenjat që, pavarësisht se janë të kundërta, plotësojnë njëra-tjetrën.

FESTIMET- Sa shumë emocione të përjetuara ditën e djeshme ku me qindra mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor “Plaza de la Republica” në Buenos Aires, për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi tek argjentinasit që kishin mbushur sheshin. Në momentin e penalltive shiheshin njerëz që ishin ulur në gjunjë duke u lutur për triumfin e shtetit të tyre.

Në sheshin e famshëm në kryeqytetin e Argjentinës, ku ndodhet edhe një obelisk gjigant, pas shpalljes kampione bote të kombëtares së tyre, numri i personave që kanë dalë për të festuar duke mbushur edhe rrugët afër sheshit, ka shkuar deri në 2 milionë.

SHPËRTHEN NAPOLI- Po ashtu edhe në qytetin e Italisë kanë shpërthyer festimet për suksesin e Argjentinës. Shumë napolitanë dhe argjentinas ishin mbledhur për të kënduar dhe shfaqur flamuj të “Albiçelestes”.

Shumë e ndoqën ndeshjen në lagjen spanjolle, pranë Muralit të Maradonës. Dhe pikërisht aty shpërtheu festa e madhe, së cilës iu bashkuan edhe shumë napolitanë, të cilët në mungesë të Italisë në këtë Botëror, festuan për Argjentinën në kujtim të Diego Maradonës, që ka qenë gjithmonë “urë” mes Napolit dhe Buenos Airesit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.