BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Nga beqari më i kërkuar, tek një baba i përkushtuar, jeta e re e Dj Sardit

12:46 - 21.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dj Sardi një nga më të njohurit dhe të suksesshmit, por edhe një nga djaloshët më të kërkuar kur ishte single.




E tashmë që është bërë me fëmijë jeta e tij ka ndryshuar. Paparazzi ynë ka mundur ta fotografojë në një nga qendrat tregtare të Tiranës, ku shfaqet me partneren dhe me djalin e vogël.

Duket se në të përditshmen e tij Sardi angazhohet shumë me të birin. Siç duket nga fotot është ai që përkujdeset dhe e shtyn karrocën teksa bashkëshortja është më e qetë për të bërë shopping.

dj sardi

Sardi ka zgjedhur të vishet me ngjyrat ushtarake, ndërsa partnerja është veshur me një komplet sportiv. Ndonëse dikur nga beqarët më të lakmuar nga vajzat, sot jeta e tij ka ndryshuar totalisht, duke u shndërruar në babain dhe partnerin ideal.

Pas axhendës së ngjeshur që ai ka në karrierën e tij, koha me familjen është e shenjtë për të, duke shijuar vogëlushin e tij, por pse jo edhe duke i dhënë pak kohë të lirë partneres.

dj sardi1

Muaj më parë, Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij, Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu. Në një intervistë, Sardi tregoi edhe projektet e tij më të fundit në aspektin profesional dhe angazhimet jashtë vendit. Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.

“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata”, tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë”.

dj sardi2

Djali i tij Zais është tashmë 5 muajsh dhe Sardi tregon se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij, të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familjes.

“Zais është shumë mirë, shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet, do të lozë me mua. Më buzëqesh sikur më thotë ‘mos ik’”, tregoi Sardi.

Sa u përket planeve për një fëmijë të dytë, Dj i njohur tha: “Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë, nuk u mërzita. Edhe një tjetër do ta bëjmë, gocën do ta bëj se s’bën”.

dj sardi3

Pak kohë më parë, Sardi tregoi se i është dashur të largohet nga Shqipëria që kur djali i tij ishte vetëm 11 ditësh për shkak të punës. Ai e përshkroi si shumë të vështirë ndarjen nga i biri për një muaj pasi udhëtoi drejt Australisë, por shtoi se Jonisa e ka ndihmuar shumë.

“Sa të rritet edhe pak djali, edhe do t’i marrë edhe ata me vete”, tha asokohe artisti sa u përket udhëtimeve të punës që janë të shpeshta.

dj sardi4

“Gjithë bota m’u shemb para tij”, kështu e ka përshkuar Sardi momentin kur mori të birin në krah, duke thënë se ishte ndjesia më e veçantë që e kuptoi vetëm kur e provoi.

Sardi është shumë hermetik rreth jetës private dhe nuk preferon të ndajë foto nga jeta e tij personale në rrjetet sociale që dominohen nga postime për punën. E vetmja foto që Dj ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” ka qenë ajo kur Zais erdhi në jetë.

dj sardi5

Artisti është përpjekur të jetë goxha hermetik në lidhje me jetën e tij personale ku nuk e ekspozon shumë në rrjetet sociale ku më shumë sjell për ndjekësit e tij imazhe nga jeta profesionale.

Mirëpo, ditën e sotme Sardi ka shkrirë zemrat e të gjithëve me foton e fundit ku shfaqet me djalin e tij duke e mbajtur në krahë teksa të dy duken dhe shumë të qeshur. Si rrallëherë Dj ka publikuar dhe portretin e Denzel, kur i biri mbushi 4 muaj.

djsardi (3)

Krahas fotos ai ka bërë dhe dedikimin me fjalët më të ëmbla për të birin: “Jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që ti më jep, çdo të qeshur që bën dhe sa herë që më mban gishtin. Gëzuar 4-mujorin Zais Denzel, babi të don shumë.”/ Panorama Plus

djsardi (4)dj sardi (6)dj sardi (5)dj sardi (4)dj sardi (3)djsardi (5)djsardi (1)djsardi (2)Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (4)dj sardi (1)Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (1)

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.