LAJMI I FUNDIT

“Ka aromë ndryshe”/ Femrat duhet të bëjnë kujdes, ja kush janë shenjat që ai po ju tradhëton

11:17 - 23.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga më të dukshmet si shenjat e buzëkuqit në këmishë, deri tek ato më të padukshmet si mbajtja e një profili të fshehur në rrjetet sociale, shenjat e tradhtisë janë të shumta.




Të zbulosh se je mashtruar nga partneri nuk është kurrë e lehtë, megjithatë shumë preferojnë të dinë të vërtetën.

Disa njerëz, duke dyshuar se partneri i tyre po i tradhton, punësojnë hetues privatë për të zbuluar marrëdhënien e paligjshme.

Ndaj hetuesit privatë kanë treguar disa nga shenjat që tregojnë se partneri ju tradhton. Këto mund të jenë orë më të gjata në punë, udhëtime pune dhe më pak kontakte seksuale.

Pavarësisht nga shenjat, nga më të rëndësishmet janë instinkti dhe intuita.

Ndërkohë hetuesit privatë kanë përpiluar një listë me 20 shenja që nëse i vëreni te partneri duhet të filloni të shqetësoheni

  • Ndryshon zakonet
  • Largohet nga shtëpia më herët dhe kthehet më vonë
  • Merr shpesh pjesë në udhëtime pune
  • Larg festimeve dhe eventeve familjare
  • Punon jashtë orarit të tepërt
  • Shpenzon pa kujdes
  • Mban llogari të fshehura në media sociale (Instagram, Facebook)
  • Fsheh faturat e kartës së kreditit
  • Kujdeset shumë për pamjen e tij
  • Ka aromë ndryshe nga zakonisht
  • Blen dhurata që nuk i keni parë kurrë më parë
  • Ju vëreni gjëra të pashpjegueshme, si prezervativët në makinë
  • Fillon palestrën
  • Ju vëreni thirrje të humbura në celularin e tij nga një numër i panjohur
  • Dërgon dhe merr mesazhe të koduara
  • Bëni më pak seks
  • Shmanget pa ndonjë arsye të dukshme
  • Gënjen hapur
  • Bëhet nervoz
  • Nuk dëshiron surpriza ose ardhje të papritura në shtëpinë e tij/saj

 

Nëse asnjë nga këto nuk është shenjë për ju, atëherë instinktet tuaja do t’ju japin përgjigjet që kërkoni.

Sidoqoftë nuk duhet të nxitoni në përfundime dhe të rrezikoni marrëdhënien thjesht prej dyshimeve që mund të keni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.