Aktualiteti

Studimi: Viti 2023 do të jetë më i nxehtë se 2022

20:51 - 26.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara dhe madje pritet t’ia kalojë dhe vitit 2022-shi.




Shkencëtarët e Met Office janë shprehur se viti 2023 do të jetë i nxehtë dhe do pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius.

Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016, por mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale.

Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius

Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97 Celsius dhe 1.21C mbi nivelet para-industriale, me një vlerësim qendror prej 1.09 Celsius. Të dhënat për vitin deri në tetor sugjerojnë se temperatura është rreth 1.16 Celsius mbi epokën para-industriale.

Në samitin e klimës COP27, të mbajtur në Sharm el-Sheikh, Egjipt, në nëntor, vendet anëtare ranë dakord për një fond historik të dedikuar për të ndihmuar vendet e cenueshme të goditura nga fatkeqësitë klimatike..

Profesor Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë të Met Office, tha se ndërsa viti 2023 mund të mos thyejë rekordin e vitit 2016, ka të ngjarë të ketë temperatura të tjera të larta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.