BOTA

Propaganda e mediave pranë Vuçiç: Prishtina do të na sulmojë me 1500 trupa

10:10 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa javësh mediat serbe kanë nxitur tensionet në veriun e Kosovës me anë të shkrimeve të tyre aty ku jetojnë serbë, kosovarë, boshnjakë dhe persona të nënshtetësive të tjera sipas Telegrafit.




Sipas tyre këto media që janë të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë shtuar propagandën e tyre gjatë dy javëve të fundit duke publikuar informacione se fillimisht se “Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit”, që “Ushtria e Kosovës po bëhet gati për të hyrë në veri”, etj.

Gjithashtu mediat që njihen si të afërta me pushtetin e kontrolluar nga presidenti i Serbisë, janë duke ndikuar te opinioni i qytetarëve serbë në Kosovë me lajme e dezinformata të cilat nuk pasqyrojnë realitetin.

Ndër deklaratat e tyre të rreme përfshihen pretendimet se “autoritetet në Prishtinë janë bërë gati për ndërhyrje në veri me 1500 trupa” dhe se “Kurti do sulmojë veriun” ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.