Aktualiteti

‘Qumështi po mbaron e fshatrat po braktisen’/ Dietologia jep alarmin: Shqiptarët do të mbesin pa ngrënë, duhet të pakësojmë importin

12:46 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dietologia dhe nutricionistja, Blerina Bombaj ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me rezervat ushqimore.




Blerina i ka bërë thirrje konsumatorëve që të japin rekomandime lidhur me rregullimin e tregut dhe mos të presin vetëm nga politikë bërësit. Sipas saj është absurditet që qytetarët të kërkojnë në dimër frutat dhe perimet e verës, ku theksoi se çdo gjë në vend po mbaron.

Ndër të tjera shtoi se nëse vazhdohet me këto ritme dhe nuk mbështete prodhimi vendas, shqiptarët do të mbesin pa ngrënë.

“Do mbetemi pa ngrënë në këtë vend nëse nuk vëmë mend dhe nuk mbështesim prodhimin vendas. Kur them do mbetemi pa ngrënë e kam me plot kuptimin e fjalës. Qumështi po mbaron, shqiptarët po largohen, fshatrat po braktisen dhe në fund do hamë çfarë na sjell importi. Kështu që të dashur konsumatorë, bëhuni patriotë. Mbështesni fermerët e vegjël dhe pakësoni importin”, tha ajo tek “Abc-ja mëngjesit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.