BOTA

COVID-19/ Epidemiologët japin alarmin për nënvariantin e ri: HBV.1.5 përhapet me shpejtësi, jemi të paqartë për rrezikun që mbart

09:50 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nënvariant i ri i koronavirusit, HBV.1.5 po përhapet me shpejtësi në botë ekzaktësisht në 29 vende dhe është më ngjitësi deri sot.




Epidemiologia Dr Maria Van Kerkhove e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pohon se ky varian ka zëvendësuar me shpejtësi ata të vjetërit dhe avantazhi i tij është se po përhapet me shpejtësi.

Sakaq ka theksuar se ky lloj i ri i koronavirusit ka mutacione që e lejojnë atë të infektojë dhe të shumohet shpejt.

“Ne jemi të shqetësuar për avantazhin e tij të transmetimit. Sidomos në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA, HBV.1.5 ka zëvendësuar shpejt variantet e tjera që ishin në qarkullim,” tha ajo.

Vlen të theksohet se pavarësisht e ky variant përhapet shpejt, ende është e paqartë nëse HBV.1.5 është më i rrezikshëm për nga simptomat apo më vdekjeprurës.
“Ne nuk kemi asnjë provë që ashpërsia e virusit ka ndryshuar me HBV.1.5”, ka shtuar Dr.Maria.

Po çfarë është HBV.1.5.?

HBV.1.5. është një degë e CBB që u shfaq në 2022. HBV.1.5 ka mutacionin F486P i cili e bën më të lehtë që të infektojë qelizat njerëzore dhe t’i shpëtojë imunitetit, duke u përhapur kështu më shpejt.

Sipas profesorit Wendy Barclay nga Imperial College London ende nuk ka asnjë provë që HBV.1.5 mund të prishë masivisht mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër sëmundjes së rëndë Covid-19.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.