EKONOMI

Koncesioni i skanimit merr 100 mln$ pagesa buxhetore, por mungojnë rezultatet në vlerë

12:07 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në raportin e fundit te monitorimeve te koncesioneve për vitin 2021, raportohet se gjatë vitit të kaluar nga skanerat e koncesionit janë zbuluar 176 raste të parregullta të tregtisë në të gjitha pikat e skanimit dhe kishin të bënin me raste të narkotrafikut, kontrabande etj, por e pa konvertuar në vlerë.




Ministria e Financave raportoi se buxheti i shtetit bën pagesa vjetore qe i kalojnë te 12 milionë eurot ndaj kompanisë së skanerit, mirëpo nuk ka një vlerësim se sa janë rritur te ardhurat e buxhetit te shtetit nga ky shërbim dhe sa është ulur trafiku i mallrave te paligjshme.

Në fillim të muajit nëntor një sasi droge prej rreth 33 kilogramësh kokaine u kap nga organet e policisë, pasi kishte kaluar procesin e skanimit i cili e nxori te pastër ngarkesën. Tre punonjës të skanimit në Durrës kanë marrë masën e arrësit me burg, ndërkohë që Porti i Durrësit është shndërruar në kanal të hyrjes së drogës nga vendet latine në sasi te mëdha. Procesi i skanimit aktualisht kryhet në Degët Doganore Kapshticë, Kakavijë, Morine, Durrës dhe Qafë Thanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.