BLUETOOTH

Pas sherrit me Oltën në BBVIP/ Gazetarja bën lëvizjen e radhës, takohet me motrën e aktores

09:18 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Zhaklina Gjolla ka reaguar lidhur me raportin e motrave Gixhari dhe konfliktin e mundshëm që përflitet të ketë ndodhur mes tyre.




Ditën e djeshme, Zhaklina tha se motra e Olta Gixharit, Gerta e ka telefonuar për ta pyetur se si ishte e po ashtu pranoi se janë takuar pas sherrit që ajo pati me aktoren në shtëpinë e Big Brother Vip.

“Edhe në Big Brother e kam thënë se kam punuar në të njëjtin ambient me Gertën dhe jemi mikesha. Këtë ia kam thënë edhe Oltës. Unë nuk e di fare si është marrëdhënia mes të dyjave. Gerta më ka kontaktuar pasi dola dhe më tha se po më telefononte si mikeshë dhe se nuk kishte rëndësi se çfarë ka ndodhur mes meje dhe Oltës. Edhe jemi takuar.”- tha Zhaklina.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP, Zhaklina ka pasur debate të forta me Oltën dhe mes tyre nuk kanë munguar akuzat për bullizëm e jo vetëm.

Lidhur me raportin e motrave Gixhari, Zhaklina nuk ka dhënë komente por ka pranuar se ajo dhe Gerta janë mikesha.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.