LAJMI I FUNDIT

Fillojnë ndryshimet te Bylisi, largohet Bellai, zyrtarizohet trajneri i ri

16:54 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arian Bellai nuk është më trajner i Bylisit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi ballshiot, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Bylis bën me dije, gjithashtu, se në krye të ekipit do të jetë Naxhi Shensoi.




“Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.

FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij. Ndërkohë vetë presidenti Besnik Kapllanaj konfirmon rikthimin në Ballsh të trajnerit Naxhi Shensoi, një njohje e vjetër në Mallakastër! Nga nesër, trajneri i ri fillon punën me ekipin. Faleminderit Arian Bellai! Mirësevjen Naxhi Shensoi!”, – shkruajti klubi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.