BOTA

‘Fryma e droagoit’/ Ky trend në Tik Tok po rrezikon tepër fëmijët, mbi 20 të rinj pësojnë…

08:40 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertë në Indonezi dhe mjekë në mbarë botën po paralajmërojnë njerëzit kundër konsumimit të azotit të lëngshëm sepse më shumë se 20 fëmijë u dëmtuan pasi provuan trendin “fryma e dragoit” që është viral në TikTok.




Fëmijët pësuan djegie në lëkurë, dhimbje të forta stomaku dhe helmim nga ushqimi pasi konsumuan karamele shumëngjyrëshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë , e cila u bën thirrje prindërve, mësuesve dhe autoriteteve lokale shëndetësore që të jenë vigjilentë. Karamelet zhyten në azot të lëngshëm për të krijuar një efekt avulli kur hahen.

Përdorimi i azotit të lëngshëm në përgatitjen e ushqimit nuk është i paligjshëm. Kuzhinierët kryesorë shpesh përdorin avujt për të krijuar efekte teatrale kur shërbejnë pjatat. Është i qartë, pa ngjyrë dhe pa erë, dhe përdoret zakonisht në mjedise mjekësore dhe si një përbërës për ngrirjen e ushqimit.

Megjithatë, kur nuk përdoret siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.