LAJMI I FUNDIT

Veliaj takon Kampionin Olimpik të Volejbollit: Qytetar dhe lojtar që lë gjurëm, të reflektojmë për t’i treguar botës se shqiptarët munden

12:49 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku, Erion Veliaj është takuar me yllin e kombëtares amerikane të volejbollit, Donald Suxho por me origjinë nga Korça.




Suxho ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve.

Gjatë takimit me kampionin, Veliaj ka lavdëruar Donaldin për punën e tij dhe tha se të gjithë fitojnë nëse punojnë e sakrifikojnë fort.

Sakaq shtoi se të rinjtë shqiptar duhet të reflektojnë e nderojnë personalitet si Donaldi pasi janë ata që inkurajojnë dhe lënë gjurmë.

“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është punë geni. Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet. Unë besoj se Tirana 2023, si Viti i Sportit, është një ogur i mirë për përgatitjet e Lojërave Olimpike 2024 në Paris. Në Tiranë kemi hapur të gjitha palestrat për kurse pas mësimit, kemi mijëra fëmijë që janë përfshirë, por duam të përfshijmë më shume, dhe Viti i Sportit është një vit ku ne reflektojmë e nderojmë personalitete si ty, por është edhe një vit ku ne duam që, personalitete si ty dhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë këtu dhe në botë, të inkurajojnë fëmijët që të ndjekin këto gjurmë. Ndoshta, jo të gjithë do të bëhen si Donaldi, ndoshta jo të gjithë do kenë mundësi që të jenë në ekipet olimpike më të mira të botës, por unë besoj se një lojtar olimpik nuk është vetëm ai që është në një ekip elitar, por është edhe një qytetar i mirë, tha Veliaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.