BOTA

Masakër në Kaliforni, 67-vjeçari vret 7 kolegët e tij

09:08 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kalifornia është tronditur nga të shtëna masive pasi një burrë qëlloi për vdekje 7 ish-kolegë. Ngjarja ndodhi në jug të San Francisco, në qytetin bregdetar të Half Moon Bay.




Viktimat ishin të gjithë punëtorë kinezo-amerikanë që punon në fermë.

I dyshuari Zhao Chunli, 67 vjeç, u arrestua pasi shkoi me makinë në një stacion policie. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa shteti ishte në zi për vdekje e 11 personave të tjerë në Monterey Park, rreth gjashtë orë në juglindje të Gjirit të Half Moon, gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor.

“Tragjedi mbi tragjedi”, shkroi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në Twitter.

Katër viktima të sulmit u zbuluan në një fermë kërpudhash, ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes aty pranë.

Një i plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Fëmijët që sapo kishin dalë nga shkolla dhe jetonin në zonën rurale u bënë dëshmitar të skenës tragjike.

“Është e tmerrshme. Është një tragjedi për të cilën dëgjojmë shumë shpesh, por sot na ndodhi në shtëpi, këtu në San Mateo County. Fëmijët u bënë dëshmitar të kësaj ngjarje”, tha efektivja Christina Corpus.

Zhao Chunli, i cili u vendos në pranga, iu gjet një një pistoletë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në sulm. Mësohet se ai po bashkëpunon me policinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.