


Kreu i PD, Sali Berisha ka nderuar me homazhe Prof. Dr. Isuf Kalo i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se me doktorin e bashkonte një miqësi e pacënuar për shumë dekada dhe se ky i fundit ka lënë një kontribut të çuar në vendin tonë e Europë.
Sakaq shtoi se shpreh ngushëllimet e tij për familjarët.
“Erdha të shpreh nderimin tim, ngushëllime për humbjen e një mikut më te cilin më bashkon një miqësi e pacënaur në shumë dekada. Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe në Evropë në shkencën e diabetologjisë si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore, shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes, të afërmve për Prof. Dr. Isuf Kalon”, tha Berisha.