Kronikë

VIDEO/ I veshur me të zeza dhe kapuç, autori i qetë vendos tritolin, pamjet nga shpërthimi në banesën e gjyqtarit në Shkodër

10:01 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Video e mëposhtme, tregon momentin e shpërthimit me tritol në banesën e Tonin Sterkaj, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.




Siç shihet nga pamjet, një person me kapuç dhe doreza, afrohet, vendos tritolin dhe sapo largohet dëgjohet shpërthimi i fuqishëm.

Pas zhurmës së dëgjuar, gjyqtari ka dalë jashtë, por pa kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e gatshëm kanë nisur hetimet, ndërkohë që kanë mundur të hapin edhe kamerat që kanë fiksuar edhe personin që e ka vënë lëndën plasëse në derën e banesës së Sterkajt.


Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit ka bërë që të ketë reagime të shumta, që nga ministrat, te deputetët e deri te ‘qeveria’ e gjyqësorit, KLGJ, që ka dalë menjëherë me një deklaratë për mediat, po ashtu KLGJ ka njoftuar se do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur në lidhje me sigurinë e gjyqtarëve, duke dëshmuar kështu se me sulmin ndaj gjyqtarit të shkallës së parë të Shkodrës, asnjë gjyqtar nuk është i sigurt në punën e tij.

Edhe vetë i shënjestruari nuk i ka mohuar për asnjë moment se kërcënimit të mos i vinte për shkak të detyrës, pasi ai në dëshminë e tij, po ashtu siç edhe gruaja e tij, i kanë qëndruar versionit se nuk kanë asnjë problem tjetër në jetën e tyre, ndaj edhe të gjitha hetimet dhe versionet janë ngritur në pistën e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Sterkaj, për të parë se ku mund të ketë ‘gabuar’ në ndonjë vendim gjyqtari.

Ndërkohë mësohet se grupi hetimor do të marrë në duar edhe të gjitha çështjet aktuale të cilat gjykon gjyqtari, pasi më herët ai ka qenë një nga gjyqtarët më të njohur të asaj gjykate për shkak se gjykonte të mitur, duke u bërë edhe një prej emrave më të zëshëm për sa iu përket kategorisë së fëmijëve për të mos i dënuar ashpër për aktet e tyre!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.