Kronikë

“Benzi” i kthyer përmbys, ndërsa mjeti tjetër i bërë copash! Pamje nga aksidenti me një viktimë në Pogradec

10:08 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i  rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, rreth orës 04:50, pranë fshatit Memëlisht, ku mbeti viktimë një person.




Siç shihet nga pamjet, mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa njëri prej tyre është kthyer përmbys.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë u plagos drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe humbi jetën shtetasi me inicialet F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra, duket se mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa njëri prej tyre është kthyer përmbys.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.