AKTUALITET

Kreu i KLP, Alfred Balla kalon në shkallën e dytë të vettingut. Ja kur do të mbahet seanca

09:45 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kalojë sot në shkallën e dytë të Vettingut.




Seanca mësohet se do të zhvillohet në orën 10:00, për gjykimin e ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ndërpreu vettingun për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Balla do dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017, pasi KPK nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023 duke u shprehur se Balla nuk ka status magjistrati.

Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017.

Në 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, z.Balla, i ka paraqitur KPK-së, kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se, procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.

Njoftimi:

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.