BLUETOOTH

‘Më ka shpëtuar ime bijë’/Aktorja e njohur drithëron me deklaratën: Kam tentuar vetëvrasjen pasi po më shfrytëzonin…

12:08 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Ema Andrea ka bërë një rrëfim tronditës për publiku me deklaratën e saj të vetëvrasjes.




Ema ka treguar se ka kaluar një moment të vështirë në jetën e saj pasi ndihej e përjashtuar dhe e shfrytëzuar nga njerëzit që e rrethonin, ndaj dhe mendimet e errëta mund të ishin kthyer në një veprim fatal për jetën e saj.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shfrytëzuar në momentet e mia të dobëta”, tha ajo.

Sakaq shtoi se ka qenë vajza e saj, Sara e cila është bërë shpëtim për të dhe fatmirësisht nuk ka përjetuar momentin e rrezikshëm të saj.

“Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, [por sepse ishte] një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten dhe ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten. Kjo shfaqje më ka shpëtuar. Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dashtë jetën e ka bërë kjo shfaqje dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare. Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’ E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë tjetër, është shumë i rrezikshëm. Uroj dhe këshilloj që njerëzit t’u rrinë pranë njerëzve të tyre, t’i kuptojnë më mirë, se askush nuk i gjen dot arsyet e vërteta; është zonë shumë e errët, të cilën ne mund ta luftojmë duke mos i lënë njerëzit tanë vetëm”, përfundoi aktorja tek Se luan Topi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.