AKTUALITET

Eksperti i IT denoncon ministren Bilali: Kemi zbuluar si një person ka marrë shumë para, por s’ka çuar asnjë ide. Do bëjmë kallëzim në SPAK

09:11 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i IT Gent Progni ka zbuluar se do të depozitohet një kallëzim penal në SPAK për grantet e dhëna nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të drejtuar nga Edona Bilali, pasi janë zbuluar mangësi.




Progni në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në PANORAMA TV tha se është arritur të zbulohet një skemë se si jepen para, grante për persona të lidhur me ministren.

“Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e minsitres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide”.

Pyetje: Ju keni denoncuar dhe Ministrinë e Sipërmarrjes për grantet e dhëna, ndonjë gjetje interesante?

Gent Progni: Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgje e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.

Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para. Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i çojmë në kallëzim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.