AKTUALITET

Tërmeti në Turqi/ Grabitësit “kalben” në dru në gërmadha – Shikoni videon

17:23 - 10.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Të pandërgjegjshëm të ndryshëm kanë gjetur mundësinë për të vjedhur gjëra nga rrënojat, duke vepruar pranë kufomave dhe njerëzve të bllokuar. Megjithatë, disa nga këta grabitës u vunë re teksa po vidhnin dhe reagimet ndaj tyre… thjesht nuk ishin miqësore.

Në videot që qarkullojnë shihen qytetarë të tërbuar teksa kapin grabitësit dhe i “kalbin” në dru në Adana dhe Gaziantep. Madje, në disa raste është dashur të ndërhyjnë pushtetet e urdhrit për të shpëtuar hajdutët nga më e keqja.

Në raste të tjera, autoritetet kanë grumbulluar grabitës në pika të caktuara, i kanë imobilizuar dhe me shuplaka të rënda kanë tentuar t’i rrëzojnë.

Për çështjen e grabitësve, Erdogan u citua të premten nga provinca Antiyaman, një nga zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore, duke vënë në dukje se disa njerëz po plaçkitin dyqanet dhe sulmojnë bizneset dhe shtoi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në provincë do të lejojnë shtetin të vendosë masat e nevojshme ndëshkuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.